+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP projekton deklarimin online të deklarimit të pasurive

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka nisur projektimin e sistemit të deklarimit online të interesave private nga zyrtarët, subjekte të ligjit.

Në bashkëpunim me “Posta Shqiptare” sh.a dhe Ministrinë e Teknologjisë dhe Inovacionit, ILDKP synon të aplikojë këtë standart të ri, duke filluar nga muaji Mars 2011, kohë që përkon me deklarimin e interesave private periodike/vjetore nga rreth 4500 zyrtarë të administratës publike.

Zbatimi i këtij standarti të ri, i cili është parashikuar të nisë me institucionin e Kuvendit të Shqipërisë, siguron saktësi maksimale në mënyrën e hetimit administrativ.

Në bazë të shërbimit të çertifikimit elektronik, Inspektorati i Lartë synon gjithashtu të administrojë në kohë reale të gjithë interesat private të zyrtarëve dhe të minimizojë kohën  që kërkohet aktualisht për procesin e regjistrimit, skanimit dhe kontrollit paraprak të formularëve të vetëdeklarimit, si edhe për të vendosur më në efiçensë kapacitetet njerëzore në drejtim të hetimit administrativ.

Në përfundim të fazës paraprake të aplikimit të këtij sistemi, Inspektorati i Lartë do të zbatojë strategjinë e deklarimit online për të gjithë institucionet publike, në të cilët ushtrojnë funksionet publike zyrtarët deklarues

Më poshtë janë prezantuar skematikisht përparësitë e sistemit të deklarimit online

 

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN