NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP, ndihmë financiare për familjet e përmbytura në Qarkun e Shkodrës

Stafi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ndoqi me vëmendje zhvillimet në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës dhe shpreh solidaritetin e tij për familjet që pësuan dëme materiale nga derdhja e ujit nga liqenet e hidrocentraleve të Fierzës dhe të Vaut të Dejës.

Për të qenë sa më pranë banorëve të zonave të përmbytura, stafi i ILDKP ofron ndihmën e tij modeste në vlerë monetare 115.500 lekë të reja, shumë e krijuar nga kontributet e punonjësve prej të ardhurave të tyre personale.

Duke shpresuar që ky kontribut të ndihmojë sadopak familjet në nevojë, ILDKP uron rikthimin sa më të shpejtë në jetën normale të qytetarëve në rajonet e përmbytura.

STAFI I ILDKP