NJOFTIM PËR SHTYP

Kuvendi i Shqipërisë vlerëson pozitivisht aktivitetin e ILDKP për vitin 2011

Kuvendi i Shqipërisë vlerësoi të enjten pozitivisht aktivitetin institucional të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) për vitin 2011.

Në rezolutën e miratuar me 106 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët shqiptarë konstatuan se gjatë vitit të kaluar, ILDKP

– Ka forcuar kapacitetet investiguese – zbuluese  të saj përmes nje pune profesionale dhe intensive të stafit.

– Ka zgjeruar aktivietin  ndërgjegjësues në të gjitha nivelet  , në vecanti me pushtetin lokal pas zgjedhjeve vendore duke promovuar veprimtarinë e tij në institucionet publike.

– Ka synuar shtimin e  ndikimit në vendimarrjen e institucioneve publike në drejtim të ë fuqizimit të tyre për të parandaluar dhe shmangur konfliktin e interesit .

– Ka dyfishuar numrin  e gjobave për vonesa në afatet e deklarimit të interesave privatë  dhe parregullsi në deklarim.

– Ka ndëshkuar rastet e konfliktit të interesit si dhe ka rritur numrin e referimeve dhe këshillimeve për parandalimin dhe trajtimin e rasteve te dyshuara për konflikt interesi.

– Ka vijuar me kallezimet penale dhe me ndjekjen e të gjitha proceseve të tyre hetimore dhe gjyqësore.

– Ka shtuar të ardhurat me arkëtimin e gjobave dhe ka mirëmenaxhuar fondet buxhetoren dispozicion të veprimtarisë së tij institucionale

– Ka forcuar bashkëpunimin me institucionet e tjera , vecanërisht me njësitë hetimore si dhe me ato jashte nivelit të njësive të përbashkëta hetimore, struktura të tjera të specializuara ligjzbatuese, e përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik etj.

Për vitin 2012, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të fokusohet në çështjet si më poshtë:

– Forcimin e mekanizmave investigues për pasuritë e paluajtshme në terren dhe interesave privatë të zyrtarëve brenda dhe jashtë vendit.

– Rritje të numrit të hetimeve administrative të iniciuar kryesisht , nga denoncimet e qytetarëve ,shoqërisë civile, medias , biznesit etj

– Forcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit të ILDKP me institucionet brenda dhe jashtë njësive të përbashkëta hetimore , institucionet e zbatimit të ligjit, institucionet financiare , audituese, kontrolluese.  Rritjen e autoritetit të kompetencës institucionale të ILDKP në mbledhjen e të dhënave në kohë të shpejtë dhe akses të ndërsjelltë midis ILDKP dhe ZQRPP, ALUIZNIT  ,APP , KLSH , DPT , Njësitë doganore, NjIF , Bankat  në shkëmbimin elektronik të të dhënave.

– Vijimin e trajnimeve të përbashkëta dhe tryeza me shkëmbim profesional lidhur me çështjet e hetimit , gjykimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit  me gjyqtarë dhe prokurorë.

– Rritjen e efiçensës së kompetencave dhe menaxhimit të konfliktit të interesit nga autoritetet  përgjegjëse të çdo institucioni publik si dhe trajnimi i të gjitha kategorive  të  zyrtarëve në administratën qendrore e vendore lidhur me konfliktin e interesit , rregulloret dhe kodet e etikës.

– Punë të shtuar kërkimore dhe studimore për huazimin e praktikave më të përshtatshme me legjislacionin tonë për hetimin administrativ dhe përmasat  e ndëshkueshmërisë.

ILDKP vlerësohet për të shtatin vit rresht pozitivisht nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili i ka dhënë mbështetje të madhe institucionit në përmbushje të detyrimeve ligjore.

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN