NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, z. Adriatik Llalla, merr pjesë në forumin ndërkombëtar kundër korrupsionit, iniciativë e Bankës Botërore

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), z. Adriatik Llalla, po zhvillon diskutime të nivelit të lartë me përfaqësues të agjencive antikorrupsion nga vende të ndryshme të botës, në kuadër të forumit të Aleancës Ndërkombëtare e Institucioneve Anti-Korrupsion, i organizuar nga Banka Botërore.  Qëllimi i këtij takimi, i cili zhvillohet në Uashington (SHBA), është prezantimi i zbatimit të prioriteteve të përcaktuara në takimin e parë vjetor, si dhe vendosja e objektivave të përbashkëta në minimizimin e korrupsionit, këtij fenomeni global.

Gjatë takimeve me përfaqësues të zyrave homologe, Inspektori i Përgjithshëm ka prezantuar hapat e ndërmarrja nga ILDKP në drejtim të forcimit të kapaciteteve investiguese për zbulimin e pasurive të fshehura nga zyrtarët dhe, sidomos, në kuadër të masave për parandalimin dhe ndëshkimin e konfliktit të interesave.

Pjesë e aktivitetete gjatë këtyre ditëve është zhvillimi i një takimi, organizuar në George Washington University, ku do të jenë të pranishëm akademikë dhe lektorë të këtij Universiteti. Në qendër të diskutimeve të forumit do të jetë edhe sistemi i deklarimit të pasurive dhe parandalimit të konfliktit të interesave, si një instrument frenues në luftën kundër korrupsionit.

 Albi SERANI

_________________________  

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN