RAPORT I INSPEKTORATIT TE LARTE TE DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TE PASURIVE 

VITI 2011

Gjatë vitit 2011, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërgjegjësimin, parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në administratën publike.

Institucioni ka vepruar në përmbushje të detyrimeve ligjore; në rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; si dhe duke iu përmbajtur në mënyrë rigoroze rekomandimeve të Progres Raportit të vitit 2011, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional;

  • Forcimi dhe përmirësimi i kapaciteteve të ILDKP

Në funksion të parandalimit të konfliktit të interesave, por dhe të përmbushjes së detyrimeve ligjore, Inspektorati i Lartë ka qenë mjaft aktiv në dhënien e mendimeve, ofrimin e zgjidhjeve si dhe trajtimin e rasteve të ndryshme. Ajo që vlen të theksohet është që këto raste ofruar për interpretim, trajtim apo zgjidhje, një total prej 210 raste, janë si rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm që ILDKP ka me institucionet publike, Autoritetet Përgjegjëse, me nëpunësit publikë, me median dhe me shoqërinë civile, si dhe përmes informacioneve të marra nga burime të ligjshme.

Në kuadër të rolit parandalues dhe ndërgjegjësimit të zyrtarëve dhe Autoriteteve Përgjegjëse, ILDKP ka marrë këto masa:

  • Kontrolle pranë Autoriteteve Përgjegjëse në rreth 90 institucione publike qendrore
  • Fushatë ndërgjegjësuese në bashkëpunim me OSBE-në për trajnimin e zyrtarëve të administratës së qeverisjes vendore pas zgjedhjeve të muajit Maj 2011.
  • Ø Ngritja e 49 autoriteteve të reja përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave në agjenci në varësi të institucioneve qendrore si edhe në të gjitha njësitë e qverisjes lokale.
  • Ø ILDKP me qëllim ndërgjegjësimin e zyrtarëve për çështjet e konfliktit të interesave, ka publikuar 2 guidaGuidë për parandalimin e konfliktit të interesave në qeverisjen vendore, si dhe Guidë për parandalimin e konfliktit të interesave në administratën tatimore.

 

Administrimi i deklaratave

Gjatë vitit 2011, Inspektorati i Lartë ka administruar, duke kaluar më pas në procesin e skanimit si dhe në fazat e tjera të kontrolleve, një total prej 5333 deklarata të interesave private,  të cilat kanë kaluar më tej në proceset e tjera kontrolluese.

Në Inspektoratin e Lartë është krijuar një strukturë e posaçme që ofron konsulencë për zyrtarët mbi mënyrën e plotësimit të deklaratës së interesave private. Angazhimi në këtë drejtim ka ndikuar ndjeshëm në uljen me rreth 50% të deklaratave të dorëzuara me problem formale krahasuar me një vit më parë.

Kontrolli Aritmetiko-logjik dhe kontrolli i plotë

Kontrolli aritmetiko-logjik është pikënisja kryesore e evidentimit të problemeve me pasurinë dhe konfliktin e interesave tek subjektet deklarues. Inspektorati i Lartë ka kryer kontrollin aritmetiko-logjik për të gjitha deklaratat e dorëzuara gjatë vitit 2011. Nga numër i përgjithshëm, 116 subjekte kanë kaluar në kontroll të plotë për shkak të mospërputhjes mes aseteve të krijuara dhe burimit financiar të tyre.  Gjithashtu, në fazën e kontrollit të plotë, gjatë vitit 2011 kanë kaluar edhe:

o        Për shkak të funksionit                                           108 subjektë:

o        Përzgjedhja nga shorti                                           188 subjektë

o        Nga burime të ligjshme, si media, publiku etj        10 subjekte

Pra, në total, kanë kaluar në kontroll të plotë       422 zyrtarë.

o        Hetimi administrativ

Gjatë vitit 2011, Inspektorati i Lartë ka kryer procedurën e hetimit administrativ në 28 raste, gjatë të cilës janë kryer investigime të thelluara në regjistra publikë, si kqyrje në vend, verifikime në terren, si edhe janë përfshirë ekspertë të liçensuar të fushave të ndryshme.

Gjatë vitit 2011, janë marrë masat ndëshkimore si më poshtë:

  • Masa administrative për shkelje të afateve në deklarim

 86 subjekte

  • Masa administrative për shkelje të rregullave të deklarimit

23 subjektëve deklarues.

Gjatë vitit raportues, ILDKP është angazhuar në ndjekjen e procedurave ligjore për ekzekutimin dhe shlyerjen e gjobave edhe nëpërmjet zyrave të Përmbarimit.

  • Masa administrative për konflikt interesi

– Është aplikuar masë administrative gjobë për 8 zyrtarë të gjendur në kushtet e konfliktit të interesave, si dhe për shkelje të ligjit mbi parandalimin e konfliktit të interesave.

Të dhënat më të detajuara janë në dispozicionin Tuaj në raportin e plotë.

Disa prej këtyre rasteve të konfliktit të interesit janë të një natyre specifike, të cilat përfshijnë fushën e arsimit dhe subvencioneve, që paraqesin një interes të vecantë për publikun. Rekomandimet e dhëna nga Inspektorati i Lartë janë vlerësuar maksimalisht nga Ministria e Arsimit dhe të Shkencës dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe janë marrë masa konkrete,

Gjithashtu, disa institucione kanë evidentuar në total 13 raste të konfliktit të interesave.

Numri i vogël i rasteve konkrete është rezultat i ulët dhe rrjedhojë e profilit të ulët administrativ që kanë në përgjithësi personat që ushtrojnë funksionet e Autoritetit Përgjegjës. Nga referimet pranë Inspektoratit të Lartë, autoritetet përgjegjëse në përgjithësi konsiderojnë si shkak të performancës së ulët vështirësitë në marrjen e informacionit nga strukturat eprore apo nga zyrtarët e niveleve, kryesisht të larta.

  • Kallëzime Penale

Inspektorati i Lartë ka kërkuar nga organi i Prokurorisë nisjen e procedimit penal ndaj 16 subjekteve deklarues të niveleve të ndryshme;        5 zyrtarë  të kallëzuar për kundërvajtje penale të parashikuar në paragrafin e parë të nenit 257/a.

        11 zyrtarë të kallëzuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e dytë të nenit 257/a të K.Penal

Sipas një informacioni statistikor, nga prokuroritë e rretheve gjyqësore, për vitin 2011 janë rregjistruar 16 (gjashtëmbëdhjetë) procedime penale, janë përfunduar 12 (dymbëdhjetë) procedime penale dhe janë në fazën e hetimeve paraprake 4 (katër) procedime penale.

  • Ø Nga 5 (pesë) rastet e kallzuara për deklarim të rremë apo fshehje pasurie, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal,

–         Për 4 (katër) kallzime, organi i prokurorisë ka vendosur pushimin e procedimit penal. Kundër vendimeve të pushimit, ILDKP ka paraqitur ankim pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe në gjykatë.

–        Në 2 (dy) nga këto procedime, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur lenien në fuqi të vendimit të pushimit. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të ankimit të ILDKP, Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur pranimin e ankimit të ILDKP, shfuqizimin e vendimeve të pushimit dhe kthimin e cështjes për hetime të metejshme.

–        Në 2 (dy) procedimet e tjera,  mbi bazën e ankimit të ILDKP, Prokuroria Përgjithshme ka vendosur shfuqizimin e vendimeve të pushimit, duke lënë detyra konkrete për t’u kryer nga organi i prokurorisë.

–        1 (një) procedim, është në fazën e hetimeve paraprake.

 

  • Ø  Nga 11 (njëmbëdhjetë) rastet e kallzuara për refuzim për deklarim, parashikuar nga neni 257/a/1 i Kodit Penal:

–         Për 8 (tetë) procedime janë përfunduar hetimet paraprake dhe janë dërguar për gjykim në gjykatat e rretheve gjyqësore sipas juridiksionit përkatës.

–         Vetëm 2 (dy) procedime janë në fazën e hetimeve paraprake

–         Për 1 (një) rast është vendosur pushimi i  procedimit penal dhe është në proces ankimimi nga ILDKP.

  • Rritja e bashkëpunimit me institucionet e tjera

 

Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë, me iniciativë të Inspektoratit të Lartë dhe në prezencë të përfaqësuesve të Misionit të PAMECA-s në ILDKP, në muajin nëntor u organizua një tryezë e rrumbullakët, me përfaqësues të Njësive të Përbashkëta Hetimore.

–         Inspektorati i Lartë, në bashkëpunim me projektin PACA nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me ALUIZNI, DPSHTRR, dhe ZRPP Tiranë.  Në fillim të vitit 2012 janë finalizuar Marrëveshjet e Bashkëpunimit edhe me Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Avokatin e Popullit.

–         ILDKP në bashkëpunim me OSBE organizoi një takim të përbashkët me anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës; ka vijuar bashkëpunimi me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave; me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit e të Liçensimit, si edhe me operatorët telefonikë

–         Në cilësinë e Institucionit lider të Rrjetit të Ekspertëve për vendet e rajonit, si dhe me mbështetjen e Sekretariati RAI, ILDKP organizoi 2 takime pune, konkretisht në Janar dhe Prill 2011.

–         Në maj të vitit 2011, pranë Inspektoratit të Lartë, u atashuan përfaqësues të Misionit PAMECA, me qëllim hetimin dhe investigimin e pasurive të zyrtarëve jashtë territorit të Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga praktika e mirë e disa vendeve europiane, ILDKP vlerëson se nevojitet ngritja e një sektori të posaçëm në ILDKP, me kompetencat e oficerit të policisë gjyqësore për kryerjen e hetimeve paraprake penale të rasteve të fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë, apo rasteve të konfliktit të interesave kur ato përbëjnë elementë e një vepre penale.

  • Ndërgjegjësimi i shoqërisë civile

Transparenca institucionale është konsideruar si hap i parë dhe i sigurt drejt vendosjes së ura të bashkëpunimit, jo vetëm me median dhe shoqërinë civile, por dhe me qytetarët. Në funksion të realizimit të këtij misioni, Inspektorati i Lartë ka ndërmarrë një sërë hapash konkretë:

–         Organizimi për të tretin vit me rradhë të aktivitetit “ILDKP, me dyer të hapura”, që shënon një nivel të lartë transparencë të institucioneve publike shqiptare.

–         Transparenca institucionale është bërë e mundur dhe përmes faqes zyrtare të internetit; njoftimeve mediatike e intervistave.

–         Për vitin raportues, Inspektorati i Lartë në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore për transparencë, ka dhënë rreth 1200 fotokopje të deklaratave të interesave private, pa pagesë, medias,shoqërisë civile, etj.

Performanca institucionale

Edhe për vitin 2011, performanca institucionale e Inspektoratit të Lartë është vlerësuar përgjithësisht me nota pozitive, kryesisht nga raporti i Freedon House; nga raporti vjetor i OSBE-së, publikuar në shtator 2011; si edhe në progres raportin e Komisionit Evropian, publikuar në tetor 2011.

Performanca financiare

Nga fondi i përgjithshëm buxhetor, për periudhën e raportuar, Inspektorati i Lartë, ka realizuar vlerën buxhetore në 88.2 milion lekë ose 98%, të fondit të planifikuar buxhetor.

Ju faleminderit!