NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP, ndihmesë financiare për të përmbyturit në zonën e Shkodrës

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) kontribuon financiarisht në ndihmë të qytetarëve të përmbytur në zonën e Shkodrës.

Stafi i ILDKP ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit, ku mijëra banorë të zonës veriore janë dëmtuar prej reshjeve të shumta atmosferike dhe shpreh solidaritetin me ta.

Duke shpresuar që situata të normalizohet në një kohës sa më të shpejtë dhe banorët e Shkodrës t’i kthehen jetës normale, pjestarët e stafit të Inspektoratit të Lartë kanë ofruar nga të ardhurat e tyre personale ndihmesë monetare, të cilat janë depozituar në llogarinë e hapur në bankën “Intesa San Paolo”.

STAFI I ILDKP