NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, takim me Ambasadorin Republikës së Greqisë në Tiranë, z. Nikolas Pazios

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, z. Adriatik Llalla, dhe Ambasadori i Republikës së Greqisë në Tiranë, z. Nikolas Pazios, shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit midis ILDKP-së dhe institucioneve homologe në Greqi.

Gjatë takimit të zhvilluar sot, u shkëmbyen mendime rreth mundësisë së bashkëpunimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive me Inspektoratin e Administratës Publike të Greqisë, në luftën kundër korrupsionit. Ky bashkëpunim synon të fokusohet në forcimin e mekanizmave të zbulimit të pasurive të fshehura nga zyrtarët.

Z. Llalla vuri theksin në rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencës me strukturat homologe që kanë objektiv të punës së tyre parandalimin dhe evidentimin e rasteve të krimit ekonomik, si një ndër masat për forcimin e shtetit ligjor.

Ambasadori i Greqisë, z. Pazios, shprehu angazhimin e tij për të rritur kontaktet  midis Inspektoratit të Lartë  me institucione homologe në Greqi, të specializuara në luftën kundër konfliktit të interesave dhe korrupsionit.

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN