NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP intensifikon bashkëpunimin me homologët e Malit të Zi

Inspektorati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) dhe Komisioni i Caktimit të Konfliktit të Interesave i Malit të Zi, rikonfirmuan sot marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy institucioneve homologe, fryt edhe i Memorandumit të Bashkëpunimit, të firmosur në vitin 2008.

Në fillimin të takimit dy-ditor që delegacioni malazez do të zhvillojë në Inspektoratin e Lartë, Inspektori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, u shpreh se “ky aktivitet ka një rëndësi të veçantë për forcimin e urave të bashkëpunimit, pasi intensifikon kontaktet, shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencat ndërmjet dy vendeve tona”.

Për z. Llalla, takimet e ndërsjellta mes dy agjencive janë “shndërruar tashmë në një traditë frytdhënëse dhe bashkëpunimi do të forcohet më tej, sidomos përsa i përket çështjeve me karakter konkret”.

Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit të Caktimit të Konfliktit të Interesave të Malit të Zi, z. Slobodan Lekovic, duke vlerësuar ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve ndërmjet agjencisë që drejton dhe ILDKP-së, u shpreh se “takimi i sotëm dhe të tjerë që do të pasojnë, janë një dëshmi e angazhimit të dy institucioneve në forcimin e bashkëpunimit dhe realizimit të qëllimit për të cilin janë ngritur, luftën kundër korrups