+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

Si të shmangim konfliktin

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave është autoriteti qëndror përgjegjës për zbatimin e ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “,Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
Autoritetet dhe strukturat përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji në institucionet publike janë:
a) eprorët e zyrtarëve, sipas hierarkisë, brenda një institucioni publik;
b) drejtoritë, njësitë e burimeve njerëzore apo njësitë e ngarkuara a të ngritura posaçërisht, sipas nevojës dhe mundësive të çdo institucioni publik;
c) institucionet eprore.