+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

Rregullore dhe Udhëzime

Udhëzim Nr.1 Datë 23.09.2016

Udhëzim Nr.1, datë 23.09.2016 “Për miratimin/përcaktimin e strukturës, kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimin e punonjësve të njësisë përgjegjëse në subjektet private”

Rregullore

Rregullore për hetimin Administrativ të kërkesës së sinjalizuesit për mbrojtjen nga hakmarrja në ILDKPKI

Rregullore

Rregullore për hetimin Administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në ILDKPKI

NJOFTIM PER SHTYRJEN E AFATIT TË DORËZIMIT TË DEKLARATAVE TË INTERESAVE PRIVATE

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, duke marrë shkas nga situata aktuale, krijuar nga përhapja e infeksionit të shkaktuar nga virusi Covid-19, si dhe në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, njofton se:

1. Afati i dorëzimit të deklaratave të interesave private “Periodik/Vjetor 2019”, nga zyrtarët/subjektet deklarues dhe personat e lidhur, i cili në mbështetje të pikës 3 të nenit 7 të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të Disa Nëpunësve Publikë”, i ndryshuar, është 31 mars, do të shtyhet pa afat, deri në një urdhër të dytë.

2. Afati i dorëzimit të deklaratave të interesave private “Para Fillimit të Detyrës” dhe “Pas Largimit nga Funkioni”, nga zyrtarët/subjektet deklarues, të parashikuar nga neni 5/1 dhe neni 7/1 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të Disa Nëpunësve Publikë”, i ndryshuar, do të shtyhet pa afat, deri në një urdhër të dytë.

Ngarkohen Autoritetet Përgjegjëse për Parandalimin e Konfliktit të Interesit pranë institucioneve publike, për të marrë të gjitha masat për njoftimin e zyrtarëve në institucionet përkatëse, si dhe në ato të varësisë.

Për çdo nevojë apo paqartësi, mund të kontaktoni me anë të postës elektronike në adresën:  ozguri@hidaa.gov.al.