+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

Organika

FunksioniNr. i punonjësveKategoria/klasa
Gjithsej70 punonjës
I.Inspektori i Përgjithshëm1Ligj nr. 9584, datë 17.7.2006
II.Kabineti
Drejtor Kabineti1II-a
Këshilltar1II-b
Sekretar i Inspektorit të Përgjithshëm1VKM
III. Sekretari i Përgjithshëm1I-b
IV. Inspektorë
Inspektorë28II-a
Ndihmësinspektorë12II-b
V. Drejtoria Juridike dhe e Marrëdhënieve
me Institucionet
Drejtor1II-b
V/1. Sektori i Marrëdhënieve me Autoritetet
Përgjegjëse
Përgjegjës sektori1III-a
Specialistë3III-b
V/2. Sektori i Këshillimit Juridik
Specialistë2III-b
VI. Drejtoria e Financës dhe Administrimit
Drejtor1II-b
VI/1. Sektori i Administrimit të IT
Përgjegjës sektori1III–a
Specialist2III–b
VI/2. Sektori i Protokoll-Arkivit dhe Administrimit
të Deklaratave të Pasurisë
Përgjegjës sektori1III–a
Specialistë5III–b
VI/3. Sektori i Administrimit të Financë-Buxhetit
Specialist finance1IV-a
Specialist buxheti1III-b
Magazinier1VI
Shofer2IV
Recepsionist1III
Pastruese2I

NJOFTIM MBI AFATIN E DORËZIMIT TË DEKLARATAVE TË INTERESAVE PRIVATË

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, duke marrë shkas nga lehtësimi i masave të marra, për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e infeksionit të shkaktuar nga virusi Covid-19, njofton se:

  1. Zyrtarët/subjektet deklarues dhe personat e lidhur duhet të dorëzojnë pranë Autoriteteve Përgjegjëse deklaratën e interesave private “Periodik/Vjetor 2019” të parashikuar nga neni 7 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, deri më 1 qershor 2020.
  2. Zyrtarët/subjektet deklarues dhe personat e lidhur duhet të dorëzojnë pranë Autoriteteve Përgjegjëse deklaratat e interesave privatë “Para Fillimit të Detyrës” dhe “Pas Largimit nga Funkioni” të parashikuar nga neni 5/1 dhe neni 7/1 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, deri më 1 qershor 2020.

 

Ngarkohen Autoritetet Përgjegjëse, për të mbledhur dhe dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, deklaratat e interesave privatë, brenda datës 15 qershor 2020.

Ngarkohen Autoritetet Përgjegjëse, pranë institucioneve publike, për të marrë të gjitha masat për njoftimin e zyrtarëve në institucionet përkatëse, si dhe në ato të varësisë.

Për çdo nevojë apo paqartësi, mund të kontaktoni me anë të postës elektronike në adresën:  ozguri@hidaa.gov.al.