+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

Formularët e Deklarimit

Llojet e dokumentit zyrtar “Deklaratë e interesave private”

 

Dokumenti zyrtar “Deklaratë e interesave private” është miratuar me “Urdhër Nr.223 datë 9.5.2017 nga Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI, “Për miratimin e llojeve të deklaratës së interesave private”.

Më poshtë gjenden 4 llojet e deklaratave në format “word”, të cilat mund të plotësohen vetëm me kompjuter, dhe pasi të printohen, të nënshkruhen nga ana Juaj nga faqja 1-7, si dhe 8-11 nga personat e lidhur, bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmijët në moshë madhore. Formularët e plotësuar dhe të nënshkruar të dorëzohen me zarf të mbyllur tek Autoriteti Përgjegjës i institucionit ku ushtroni funksionin publik.

NJOFTIM PER SHTYRJEN E AFATIT TË DORËZIMIT TË DEKLARATAVE TË INTERESAVE PRIVATE

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, duke marrë shkas nga situata aktuale, krijuar nga përhapja e infeksionit të shkaktuar nga virusi Covid-19, si dhe në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, njofton se:

1. Afati i dorëzimit të deklaratave të interesave private “Periodik/Vjetor 2019”, nga zyrtarët/subjektet deklarues dhe personat e lidhur, i cili në mbështetje të pikës 3 të nenit 7 të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të Disa Nëpunësve Publikë”, i ndryshuar, është 31 mars, do të shtyhet pa afat, deri në një urdhër të dytë.

2. Afati i dorëzimit të deklaratave të interesave private “Para Fillimit të Detyrës” dhe “Pas Largimit nga Funkioni”, nga zyrtarët/subjektet deklarues, të parashikuar nga neni 5/1 dhe neni 7/1 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të Disa Nëpunësve Publikë”, i ndryshuar, do të shtyhet pa afat, deri në një urdhër të dytë.

Ngarkohen Autoritetet Përgjegjëse për Parandalimin e Konfliktit të Interesit pranë institucioneve publike, për të marrë të gjitha masat për njoftimin e zyrtarëve në institucionet përkatëse, si dhe në ato të varësisë.

Për çdo nevojë apo paqartësi, mund të kontaktoni me anë të postës elektronike në adresën:  ozguri@hidaa.gov.al.