+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

Afatet e Deklarimit

Afatet e deklarimit të interesave private periodike

Deklarimi    para fillimit të punës,  të dorëzohet  nga subjekti deklarues jo më vonë se 30 ditë nga data e fillimit të detyrës, në zyrën e Autoritetit Përgjegjës.

Deklarimi periodik vjetor të dorëzohet deri më 31 Mars të çdo viti.

Deklarimi pas largimit nga funksioni  të dorëzohet jo më vonë se 15 ditë nga data e largimit nga funksioni.

Mënyra e plotësimit

Formulari i deklarimit të interesave private, para fillimit të punës, periodik vjetor  dhe pas largimit nga funksioni , do të plotësohet nga vetë zyrtari nga faqe 1 deri faqe 7 dhe nga personi i lidhur ( bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmijet në moshë madhore) faqe 8-11  vetëm në mënyrë elektronike (me kompjuter).

Mënyra e dorëzimit

Formularët e printuar dhe të nënshkruar nga vetë zyrtari dhe personat e lidhur me të, me pasuri veçmas, duhet të dorëzohen në Autoritetin Përgjegjës të institucionit ku ushtron detyrën, brenda afateve të sipërcituara.

Në ILDKPKI nuk do të pranohen të dorëzojnë Deklarimin e Interesave Private Periodike vetë subjektet deklarues, mbasi ky është detyrim ligjor vetëm i Autoriteteve Përgjegjëse të Institucioneve Publike. Zyrtari ka detyrim ligjor për të dorëzuar Deklarimin e Interesave Private vetëm në zyrën e Autoritetit Përgjegjes ku punon.

Autoritetet Përgjegjëse të dërgojnë në afat Deklaratat e Interesave Private Periodike, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në adresën: “Rruga: Reshit Çollaku Tiranë”.

Sanksionet

Për mos dorëzim në afat nga zyrtari dhe personi i lidhur me të aplikohet kundërvajtje administrative nga 50.000 deri 100.000 lekë
Për mos dorëzim në afat të deklarimeve nga autoritetet përgjegjëse të institucioneve publike aplikohet kundërvajtje administrative nga 50.000 deri 100.000 lekë.
Për refuzim nga zyrtari dhe personi i lidhur me të bëhët kallëzim penal dhe bazuar në nenin 257 të Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.
Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim denohet me gjobë ose me burgim deri 3 vjet.