+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuarpërfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Arben Ndoka, me funksion Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kontroll i filluar me urdhërin e Inspektorit të Përgjithshëm më datë 28.7.2015.

Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare në shumën rreth 1,5 milion euro dhe për rrjedhojë subjekti Arben Ndoka është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Subjekti Arben Ndoka refuzoi ftesën e ILDKPKI dërguar me shkresën nr. 3207/27 prot, datë 27.8.2015, duke mos u paraqitur për të dhënë shpjegime e dorëzuar dokumentacionin justifikues lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, duke u bërë rasti i dytë që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shpërfillin ligjin dhe institucionet ligjzbatuese të shtetit.

ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm, për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale, duke mbajtur parasysh faktin që kemi të bëjmë me një deputet të dënuar jashtë vendit për vepra të rënda penale e që pasuria e tij, e pajustifikuar me burime të ligjshme, mund të jetë rezultat edhe i këtyre aktiviteteve kriminale.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN