+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuarnë përfundim të kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private, pasi konstatoi fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentash, transferta të dyshimta dhe pa burime të ligjshme financiare jashtë vendit, ka depozituar kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga neni 257/a/2, 186 dhe 287 të Kodit Penal për subjektet e mëposhtme :

1.Petrit Aliaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë.

2.Rasim Doda, me funksion gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.

3.Enkeleda Doda (Kashuri), me funksion gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.

4.Elsa Gjini, për funksionin Ish Kryetare e Degës Doganore Sarandë.

________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN