NJOFTIM PËR SHTYP
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/2 dhe neni 287 i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm:
– Aleks Neçaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
– Lina Vaso, për funksionin Kryetare, Dega Doganore Sarandë;
– Alma Starova, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Halit Xhafa, për funksionin Anëtar i Këshillit Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë;
– Albert Mihaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë;
– Haxhi Ismaili, për funksionin Përmbarues, Zyra Përmbarimore, Tiranë;
– Afrim Çupi, për funksionin Specialist, Drejtoria Rajonale Tatimore, Dibër;
– Admir Behari, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;
– Alfred Tusha, për funksionin Përgjegjës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Dritan Manaj, për funksionin Drejtor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
– Afrim Bakaj, për funksionin Drejtor i Përgjithshëm, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
– Kanan Shakaj, për funksionin Kryetar, Komuna Novoselë, Vlorë;
– Besnik Qira, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;
Në veçanti për subjektin Lina Vaso, e cila ka ushtruar funksionin e Kryetares së Degës Doganore Sarandë, pasuria e pajustifikuar me burime të ligjshme e së cilës shkon rreth 1.5 milion dollarë, i është kërkuar Prokurorisë të hetojë edhe për ekzistencën e veprave të tjera penale të lidhura me nenin 257/2 të Kodit Penal.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre.
_________________________________________
ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN