+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKPKI, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, nga verifikimi paraprak evidentoi 28 deklarues, të cilët nuk kanë përmbushur këtë detyrim ligjor. Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me “gjobë” në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

ILDKPKI u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mosdeklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private passjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal. Këto masa do të zbatohen nga ILDKPKI për të gjithë subjektet që vazhdojnë të jenë në shkelje të ligjit duke refuzuar deklarimin e interesave private.

Bashkëlidhur do të gjeni listën e plotë të subjekteve ndaj të cilëve është marrë masa administrative gjobë.

Shkarko listën këtu.

______________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN