+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Dje, në datë 15 Prill 2015, ishte afati i fundit ligjor për të dorëzuar deklaratën periodike/ vjetore të interesave private për të gjithë subjektet mbartës të detyrimit për deklarim pranë ILDKPKI-së, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar.

Nga verifikimi paraprak, i kryer nga ILDKPKI, u evidentua se 80 subjekte deklarues nuk kanë përmbushur këtë detyrim ligjor. Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me “gjobë” në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

ILDKPKI-ja, u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mosdeklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private passjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal. Këto masa do të zbatohen nga ILDKPKI për të gjithë subjektet që vazhdojnë të jenë në shkelje të ligjit duke refuzuar deklarimin e interesave private.

Bashkëlidhur do të gjeni listën e plotë të subjekteve që nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private brenda afatit ligjor.

Shkarko listën këtu.

______________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN