+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/2 dhe neni 287 i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm:

  • Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
  • Gazment Metani, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
  • Arian Korini, për funksionin Drejtor,Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
  • Oltjon Ahmeti, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;
  • Nereida Vouteris, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
  • Osman Rredhi, për funksionin Drejtor, Enti Kombëtar i Banesave, Fier;
  • Eneida Çuçi, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
  • Rexhep Hajdari, për funksionin Kryetar i Komunës Perondi, Berat;
  • Skënder Uku, për funksionin Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Financave;
  • Admirim Spahiu, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;
  • Leonard Mene, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
  • Dashmir Halilaj, për funksionin Drejtor Drejtorie, Banka e Shqipërisë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN