+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në bazë të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar, dhe ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, vendosi masa administrative “gjobë”, deri në shumën 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për subjektet e mëposhtëm:

  • Izmir Abdija, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore,Tiranë
  • Bajazit Karriqi, për funksionin Kryetar Bashkie, Prrenjas
  • Myfit Duriçi, për funksionin Kryetar Bashkie, Bulqizë
  • Rrok Nika, për funksionin Drejtor, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Tiranë
  • Rexhep Hysaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Shkodër
  • Alfred Qafa, për funksionin Kryetar Bashkie, Fushë Arrëz
  • Ilir Krosi, për funksionin Kryetar Bashkie, Peshkopi
  • Agim Repishti, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë
  • Arben Meshi, për funksionin Drejtor, Dogane, Morinë
  • Krenar Canollari, për funksionin Kryetar, Njësia Bashkiake Nr.6, Tiranë
  • Mark Miri, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Lezhë
  • Petrit Sulaj, për funksionin Drejtor, Autoriteti i Aviacionit Civil, Tiranë
  • Klevis Limaj, për funksionin Drejtor, Autoriteti i Medias Audiovizive
  • Fatbardha Majushi, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier
  • Gjinovefa Llanaj, për funksionin Drejtor, Spitali Psikiatrik Vlorë
  • Shkelqim Musaraj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier
  • Ilirjan Nazeraj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN