+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKPKI, kallëzim penal ndaj subjektit Genc Drita

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuarpërfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Genc Drita, me funksion Kryetar i Komunës Bërzhitë,Qarku Tiranë, për vitet 2011, 2012 dhe 2013. Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon :

–  Fshehje e kontratës së sipërmarrjes Nr.90 Rep/20 Kol, datë 23.01.2013, për shtëpi banimi, vilë model “Petit Bordeaux” në shumën 396.585 euro.

– Fshehje të shlyerjes së kredisë në Alfa Bank në shumën 1.300.000 lekë ne vitin 2011, për vitin 2012 në shumën 35.106 lekë dhe për vitin 2013 në shumën 662.826 lekë.

– Fshehje të shlyerjes së kredisë në Tirana Bank në shumën 8.500 euro për vitin 2013.

 Deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumën 16.320.000 lekë.

 Deklarim i rremë për të ardhurat në shumën  685.705 lekë.

 Subjekti ka ushtruar detyrën në kushtet e konfliktit të interesit, lidhur me vendimmarrjen Nr.21, datë 26.03.2011 për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit  të godinës së banimit me sipërfaqe të sheshit  të ndërtimit 3.517 m2.

Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Genc Drita, me funksion Kryetar i Komunës Bërzhitë,Qarku Tiranë, për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale,  parashikuar nga nenet  257/a/2, neni 248 dhe neni  287,  të Kodit Penal.

Theksojmë se për subjektin Genc Drita ILDKPKI ka paraqitur një tjetër kallëzim penal në organin e Prokurorisë më datë 05.09.2014 për :

– Deklarim i rremë i pasurisë në shumën 1.500.000 USD.

 Deklarim i rremë I pasurisë për shumën 150.000 Euro.

 Fshehje e kontratës së sipërmarrjes, e lidhur me “Merkaj” sh.p.k, për 2(dy) apartamente banimi me sip. ndërtimore 107.88 m2 dhe sip. ndërtimore 88.49 m2, me vlerë 125.280 Euro.

 Fshehje e sipërfaqes së truallit 1000 m2, në rrugën automobilistikeTiranë-Elbasan.

 Burim financiar i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për të gjitha pasuritë e deklaruara prej tij, etj…, për deklaratat e pasurisë deri më 31.12 2010.

Kallëzimi i datës 13.02.2015 i përket deklaratave të pasurisë të subjektit Genc Drita për vitet 2011,  2012 dhe 2013.

_________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN