+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKPKI, vijon me masat administrative ndaj subjekteve deklarues

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në funksion të rolit të tij kontrollues, vijon të konstatojë shkelje të afateve ligjore në dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, nga ana e zyrtarëve të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk dorëzojnë në afat deklaratën e interesave private.

Në këto kushte, Inspektori i Përgjithshëm, vendosi masën administrative “gjobë” për 3 zyrtarë, subjekte deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht:

– Ilirjan Leka, për funksionin Inspektor i Parë në Sektorin e Verifikimit në Terren, D.P.Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan, për mosdorëzim të deklaratës “Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Mimoza Alikaj, për funksionin Inspektor i Parë në Sektorin e Verifikimit në Terren, D.P.Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan, për mosdorëzim të deklaratës “Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Jashar Koçi, për funksionin Inspektor i Dytë në Sektorin e Përpunimit të Deklaratave, Vlerësimit dhe Rimbursimit, D.P.Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore Berat, për mosdorëzim të deklaratës “Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj këtyre subjekteve, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarët, subjekte deklarimi, si dhe institucionin epror. Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.

_______________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN