+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKPKI, vijon me masat administrative ndaj subjekteve deklarues

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në funksion të rolit të tij kontrollues, vijon të konstatojë shkelje të afateve ligjore në dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, nga ana e zyrtarëve të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk dorëzojnë në afat deklaratën e interesave private.

Në këto kushte, Inspektori i Përgjithshëm, vendosi masën administrative “gjobë” për 8 zyrtarë, subjekte deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht:

1. Paulin Radovani, për funksionin Prefekt i Qarkut Shkodër, për mosdorëzim të deklaratës “Para Fillimit të Detyrës” dhe deklaratës së interesave private “Periodike/Vjetore” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

2. Ilir Hysi, për funksionin N/Prefekt, Sarandë, Qarku Vlorë, për mosdorëzim të deklaratës “Para Fillimit të Detyrës” dhe deklaratës së interesave private “Periodike/Vjetore” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

3. Mbarime Isufaj, për funksionin N/Prefekt, Mallakastër, Qarku Fier, për mosdorëzim të deklaratës “Para Fillimit të Detyrës” dhe deklaratës së interesave private “Periodike/Vjetore” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

4. Avni Lala, për funksionin N/Prefekt, Tepelenë, Qarku Gjirokastër, për mosdorëzim të deklaratës “Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

5. Marash Kolaj, për funksionin N/Prefekt, Pukë, Qarku Shkodër, për mosdorëzim të deklaratës “Para Fillimit të Detyrës” dhe deklaratës së interesave private “Periodike/Vjetore” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

6. Anastas Naqe, për funksionin N/Prefekt, Përmet, Qarku Gjirokastër, për mosdorëzim të deklaratës “Para Fillimit të Detyrës” dhe deklaratës së interesave private “Periodike/Vjetore” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

7. Taze Lohja, për funksionin N/Prefekt, M. Madhe, Qarku Shkodër, për mosdorëzim të deklaratës “Para Fillimit të Detyrës” dhe deklaratës së interesave private “Periodike/Vjetore” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

8. Mirgen Dervishi, për funksionin Ish Përgjegjës Sektori, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, për mosdorëzim të deklaratës “Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj këtyre subjekteve, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarët, subjekte deklarimi, si dhe institucionin epror. Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.

_______________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN