+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Nga kontrolli i plotë i deklaratave të pasurisë të subjekteve Qani Hasa, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Petref Asllani, me funksion Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan ka rezultuar se:

– Subjekti Qani Hasa në bashkëpunim me subjektin Petref Asllani kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave;

– Të dy subjektet kanë fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive në deklaratat e tyre të interesave private;

– Subjekti Qani Hasa, pas proces-verbalit të pyetjes në ILDKPKI i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë.

Për sa më sipër, Inspektori i Përgjithshëm ka depozituar kallëzim penal ndaj subjekteve Qani Hasa dhe Petref Asllani për veprat penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare në bashkëpunim, mashtrimit me kredi në bashkëpunim, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurive dhe korrupsionit aktiv parashikuar nga nenet 186 e 25, 146 e 25, 257/a dhe 244 të Kodit Penal.

_______________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN