+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKPKI, vijon me masat administrative ndaj subjekteve deklarues

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në funksion të rolit të tij kontrollues, vijon të konstatojë shkelje të afateve ligjore në dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, nga ana e zyrtarëve të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk dorëzojnë në afat deklaratën e interesave private.

Në këto kushte, Inspektori i Përgjithshëm, vendosi masën administrative “gjobë” për 10 zyrtarë, subjekte deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht:

– Elvana Hana, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Gjevalin Gjeloshaj, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Qazim Gjana, me detyrë Doganier në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Arjan Cane, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Sarandë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Dule Koka, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Gjirokastër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Liset Logli, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Gjirokastër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Jonis Isaj, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Korçë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Gjin Dedndreaj, me detyrë Doganier në Drejtorinë Doganore Rinas, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Murat Pashaj, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Ilir Përmeti, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë.

Në zbatim të nenit 40, pika 1 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, sipas të cilit: “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimit të Posaçëm, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet e lartpërmendur.

Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj këtij subjekti, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarët, subjekte deklarimi, si dhe institucionin epror.

Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN