NJOFTIM PËR SHTYP
Njoftim për marrjen e masës administrative “Gjobë” për mos deklarim në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme të deklaratës së interesave private.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, pas rakordimit të punës për dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, konstaton se ndaj subjekteve deklarues sipas listës bashkëlidhur (shkarko listen) është marrë masa administrative ‘Gjobë” për mos deklarim në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme të deklaratës së interesave private.
Ju bëjmë me dije se, në nenin 44/4 të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005” “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publikë” i ndryshuar, parashikohet shprehimisht se “Gjobat paguhen nga kundërvajtësi dhe derdhen në buxhetin e Inspektoratit të Lartë jo më vonë së 30 ditë nga komunikimi i gjobës. Me kalimin e këtij afati, vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga punëdhënësi kur kundërvajtësi është në marrëdhënie pune, ose nga zyra e përmbarimit, me kërkesën e Inspektorit të Përgjithshëm”.
Përsa më sipër, Ju kërkojmë që brenda datës 5.11.2014, të paguhet gjoba në degën e Bankës ‘Raiffeisen Bank’ për llogari të ILDKPKI, në rast të kundërt vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme sipas ligjit.
_________________________________________
ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN