+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Kallëzim penal për gjyqtarin Osman Aliu

Në vazhdim të proceseve të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për zyrtarë të niveleve të ndryshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se ka konstatuar fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare për pasuritë e krijuara, transaksione të padeklaruara, të dyshimta, dhe pa burime të ligjshme, 2009 – 2013, jashtë Shqipërisë, deklarime të rreme për huamarrje, huadhënie dhe dhurata me qëllim justifikimin e pasurive të vëna në kundërshtim me ligjin, etj.

ILDKPKI do të dërgojë pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimin penal për subjektin Osman Aliu me funksion, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë, për veprat penale të “Fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale parashikuar nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal”.

Gjithashtu, ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Ministrin e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë për marrjen e masave disiplinore edhe për sjelljen rrugaçërore të gjyqtarit Osman Aliu, sot në ambientet e ILDKPKI, i cili jo vetëm refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e plotë por edhe u largua dhunshëm e duke i fyer ata gjatë kryerjes së detyrës.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN