+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKPKI, vijon me masat administrative ndaj subjekteve deklarues

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, gjatë këtyre ditëve, pas rakordimit të punës për dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, vijon të konstatojë zyrtarë të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk dorëzojnë në afat deklaratën e interesave private.

Në këto kushte, Inspektori i Përgjithshëm, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht:

– Haneme Mata, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr.1, Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Arben Sinoimeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr.4, Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Enis Hoxha, me detyrë Këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Spiro Cura, me detyrë Këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Eva Kushova (Xhuli), me detyrë Këshilltar pranë Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Manjola Gjoni, me detyrë Drejtor i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Mario Kalus, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Vlorë, Ministria e Mjedisit, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Arsen Selimi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Korçë, Ministria e Mjedisit, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

– Gjergji Mërkuri, me detyrë Kryeinspektor i Degës Rajonale të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Vlorë, Ministria e Mjedisit, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Në zbatim të nenit 40, pika 1 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, sipas të cilit: “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimit të Posaçëm, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet e lartpërmendur.

Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj këtij subjekti, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarët, subjekte deklarimi, si dhe institucionin epror.

Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN