+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Kallëzim penal për disa subjekte deklarues

Në vazhdim të proceseve të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për zyrtarë të niveleve të ndryshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se ka konstatuar pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare për pasuritë e krijuara, transaksione të padeklaruara, të dyshimta, dhe pa burime të ligjshme, 2009 – 2013, jashtë Shqipërisë, deklarime të rreme për huamarrje, huadhënie dhe dhurata me qëllim justifikimin e pasurive të vëna në kundërshtim me ligjin, etj.

Janë kallëzuar penalisht zyrtarët e mëposhtëm :

– Ardian Kalia, me funksion Gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimesh financiare të ligjshme për të ardhurat në shumën rreth 40.000.000 lekë, deklarim të rremë për kontratat e apartamenteve me vlerë 73.000 euro dhe 44.000 euro.

– Irena Gjika, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit dhe Shërbimit të Borxhit, Ministria e Financave, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë dhe mungesë burimi të ligjshëm financiar për pjesën e pasurisë në shumën rreth 60.000.000 lekë.

– Artan Bega, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimi financiar për pjesën e pasurisë në shumën rreth 20.000.000 lekë.

– Artur Taraj, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për pjesën e pasurisë në shumën rreth 13.500.000 lekë.

– Arben Xhaferi, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimesh financiare për pjesën e pasurisë në shumën rreth 13.000.000 lekë.

– Agron Selimaj, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fshehje pasurie, deklarim të rremë të interesave private për pjesën e pasurisë në shumën rreth 14.000.000 lekë.

ILDKPKI ka dërguar pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimet penale për subjektet e lartpërmendur për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale parashikuar nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Gjithashtu, ILDKPKI ka njoftuar institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për ndjekjen e mëtejshme të rasteve me transaksione të dyshimta brenda dhe jashtë vendit.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN