+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKPKI, vijon me masat administrative ndaj subjekteve deklarues

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave pas rakordimit të punës për dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, vijon të konstatojë zyrtarë të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk kanë dorëzuar në afat deklaratën e interesave private.

Në këto kushte, Inspektori i Përgjithshëm, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private, konkretisht:

– Saliko Hajno, me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014;

– Bujar Çiçi, me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;

– Sotiraq Stratobërdha, me detyrë Kancelar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;

– Thoma Janku, me detyrë Drejtor Auditi pranë Prokurorisë së Përgjithshme, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014;

– Luan Jonuzi, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtoria Rajonale Durrës, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014;

– Qamil Korça, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtoria Rajonale Korçë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”për vitin 2014;

– Hazbi Lika, me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Durrës, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;

– Artur Mita, me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Elbasan, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;

– Edvin Brokaj, me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Vlorë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;

– Irfan Hysolli, me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Tiranë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;

Në zbatim të nenit 40, pika 1 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, sipas të cilit: “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimit të Posaçëm, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet e lartpërmendur.

Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj këtij subjekti, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarët, subjekte deklarimi, si dhe institucionin epror.

Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN