+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKPKI, vendos masa administrative për mosdorëzim brenda afatit të deklaratës së interesave private

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në vijim të procesit të administrimit të deklaratave të interesave private, pas rregjistrimit të tyre dhe kryerjes së rakordimeve përkatëse, konstatoi 9 zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët nuk kanë dorëzuar brenda afatit dhe pa shkaqe ligjore deklaratën e interesave private, sipas tipeve të mëposhtme të deklaratave.

– Dorian Çollaku, ish – Drejtor i Departamentit të Emisionit, Banka e Shqipërisë, nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor “Deklaratën pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.

– Elisabeta Katiaj, Drejtor i Përgjithshëm, Qendra Kombëtare e Panaireve, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014.

– Enkeleda Kota, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014.

– Fitim Koçiaj, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014.

– Abaz Abazi, ish – Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor “Deklaratën pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.

– Nertila Lapi, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014.

– Arjola Feshti, ish – Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor “Deklaratën pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.

– Armando Cjapi, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014.

– Naser Jakupaj, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorëzuar brenda afatit ligjor “Deklaratë para Fillimit në Detyrë” për vitin 2014

Në zbatim të nenit 40, pika 1 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, sipas të cilit: “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private.

Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj secilit subjekt, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarin, subjekt deklarimi, si dhe institucionin epror.

Vetëm për periudhën mars – shtator 2014, Inspektorati i Lartë ka aplikuar rreth 190 masa administrativendaj subjekteve deklarues, të cilët ushtrojnë funksionin e tyre ose janë pas largimit nga funksioni, për të zgjedhurit dhe nëpunësit civilë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues.

Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN