+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKPKI, masë administrative ndaj Krye – Audituesit të KLSH

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave vijon punën për rakordimin e subjekteve deklarues në të gjitha institucionet publike. Pas përfundimit të këtij procesi, sipas institucioneve, vijojnë të konstatohen deklarata të interesave private të subjektëve deklarues të cilët nuk kanë përmbushur detyrimin e tyre ligjor në plotësimin dhe më pas dorëzimin e dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private” pranë ILDKPKI.

Ditën e sotme, Inspektori i Përgjithshëm, përmes Urdhërit të Posaçëm, vendosi masën administrative “gjobë”, për 1 subjekt deklarues, me funksion Krye – Auditues pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

–          Alush Zaçe, me funksion Krye – Auditues pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit, është emëruar në këtë funksion me datë 15.07.2014. Nga administrimi i dokumentacionit dhe rakordimi me institucionin e KLSH, konstatohet që subjekti deklarues nuk ka dorëzuar dokumentin zyrtar “Deklaratë e Interesave Private Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014.

Në zbatim të nenit 40, të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, Inspektori i Përgjithshëm vendosi masën administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 (njëqind mijë) lekë për refuzim për deklarim në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme.

Në lidhje me masën administrative, krahas subjektit deklarues, Inspektorati i Lartë ka njoftuar dhe institucionin epror.

Në çdo rast, Inspektorati i Lartë do të vijojë me ndjekjen e çdo rasti për të cilin ditët e fundit është aplikuar masa administrative gjobë, deri në paraqitjen e kallëzimit penal pranë organit të akuzës.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN