+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, është ftuar të marrë pjesë në Konferencën “Mbi Korrupsionin dhe Shoqërinë”, aktivitet i cili do të zhvillohet me datë 9 Shtator 2014, në Bukuresht të Rumanisë. Konferenca zhvillohet me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit dhe përfundimit të rregjimit totalitar në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore.

Në këtë aktivitet z.Ganaj është ftuar në cilësinë e panelistit ku do të trajtojë temën e mirëqeverisjes, politikat anti-korrupsion, dhe rolin thelbësor të shoqërisë në parandalimin e këtij fenomeni global.

Ftesa ka ardhur nga Presidenti i Komisionit Parlamentar të Rumanisë për Aksesin në Zonën Shengen, znj. Mircea Geoană, për pjesëmarrje në këtë aktivitet, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Institutin Aspen të Rumanisë, Lëvizja Noastra në Rumani, Shoqëria Akademike, Fondacioni për Zhvillim Partneriteti, si dhe me mbështetjen e Qeverisë së Rumanisë, Ministrisë së Drejtësisë, Komisioni Europian në Bukuresht, Ambasada Italiane në Bukuresht si dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Rumani.

Kjo Konferencë do të fokusohet në Transparencën dhe Anti-Korrupsionin në Vendet Post Komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë personalitete të vendeve të ndryshme, titullarë të institucioneve në vendet e Europës, gjyqtarë, prokurorë, politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë si Komisioni i Bashkimit Europian, Departamenti i Shtetit, OECD, Banka Botërore, Këshillit i Europës, etj.

I ftuar nderi, mes të pranishmëve, do të jetë z.Hoyt Yee, Zv.Ndihmës i Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Çështjet e Europës dhe të Azisë.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME MEDIAN