NJOFTIM PËR SHTYP
Kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Auron Tare
Më datë 25 Gusht 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Auron Tare, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal.
Pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm do të njoftojë dhe institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit.
_________________________________________
ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN