+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Kallëzim penal ndaj  subjektit deklarues Mite Mejdi

Më datë 17 Korrik 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Mite Mejdi, me funksion Drejtor pranë Drejtorisë së Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Gjirokastër, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Kallëzimi penal për subjektin Mite Mejdi u dorëzua pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN