NJOFTIM PËR SHTYP

Rezoluta për vlerësimin e punës së ILDKPKI për  vitin 2013

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në seancën plenare të ditës së Enjte, datë 10 Korrik 2014, miratoi Rezolutën “Për vlerësimin e punës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2013”. [Shkarko rezolutën këtu]

Miratimi i Rezolutës vjen menjëherë pas prezantimit të Raportit Vjetor “Për aktivitetin dhe veprimtarinë institucionale të ILDKPKI për vitin 2013”, raport i cili u prezantua nga Inspektori i Përgjithshëm, z. Ganaj në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njëriut.

Konstatimet e paraqitura në Rezolutë për vitin 2013, të cilat karakterizohen nga një performancë e ulët e aktivitetit dhe veprimtarisë institucionale, dhe sidomos mungesës së zbatimit të legjislacionit, e vënë Inspektoratin e Lartë përballë sfidave për përmbushjen e prioriteteve institucionale dhe vënien e institucionit në parametrat normale të punës.

Inspektorati i Lartë vlerëson mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe frymën inkurajuese ndaj Institucionit tonë, dhe angazhohet maksimalisht për risjelljen e standarteve të kërkuara ligjore; për dhënien përparësi hetimeve proaktive; për zbatimin e menjëhershëm të amendimeve ligjore dhe sjelljen e rezultateve konkrete; për rivendosjen e bashkëpunimit me strukturat e specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik; si dhe për ndjekjen e një politike të hapur dhe komunikuese me median, shoqërinë civile dhe qytetatët.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN