+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Kallëzim penal ndaj  subjektit deklarues Gjergji Bakallbashi

Më datë 11 Korrik 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Gjergji Bakallbashi, me funksion Drejtor në Bashkinë Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Kallëzimi penal për subjektin Gjergji Bakallbashi u dorëzua pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN