+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Kallëzim penal ndaj 5 subjekteve deklarues

Më datë 7 Korrik 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj 5 (pesë) subjekteve deklarues pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jenë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal.

1- Klodian Pajuni, Drejtor i Përgjithshëm , Ministria e Kulturës

2- Lavdim Qoshi, Drejtor i Shërbimit Pyjor, Ministria e Mjedisit

3- Miranda Bullati, Drejtor, Ministria e Arsimit dhe Sportit

4- Eduart Hyka, Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

5- Genci Sinojmeri, Drejtor, Ministria e Shëndetësisë

Kallëzimet penale për shtetasit e mësipërm u dorëzuan pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN