NJOFTIM PËR SHTYP
Kallëzim penal ndaj 8 subjekteve deklarues
Me datë 3 Korrik 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj 8 (tetë) subjekteve deklarues pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jenë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Kallëzimet penale për shtetasit e mëposhtëm u dorëzuan pranë Prokurorisë së Përgjithshme;
1- Shpend Shametaj, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
2- Flamur Dingo, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
3- Sadetin Bishanaku, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
4- Ismail Muça, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
5- Enkeleda Baloshi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
6- Leonard Kastrati, Ndihmës i Presidentit të Republikës
7- Shyqyri Bajraktari, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
8- Ermir Petriti, ALUIZNI, Korçë
Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionet eprore të këtyre zyrtarëve, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit.
_________________________________________
ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN