NJOFTIM PËR SHTYP
Kallëzim penal ndaj 6 subjekteve deklarues
Me datë 24 Qershor 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj 6 (gjashtë) subjekteve deklarues pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të kenë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuara nga neni 257/a i Kodit Penal. Kallëzimet penale për shtetasit e mëposhtëm u dorëzuan pranë Prokurorisë së Përgjithshme;
1- Silvana Maksuti, Kryeinspektore, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Dega Durrës
2- Krenar Ahmeti, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Tiranë
3- Taulant Kurti, Inspektor Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
4- Florand Prifti, Inspektor Hetimi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Tiranë
5- Lirim Nehanaj, Kryetar Komune, Komuna Gruemirë, Malësi e Madhe
6- Ylli Kupi, Kryetar Komune, Komuna Petrelë, Tiranë
Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionet eprore të këtyre zyrtarëve, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit.
_________________________________________
ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN