+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Kallëzim penal ndaj 5 subjekteve deklarues

Me datë 16 Qershor 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj 5 (pesë) subjekteve deklarues pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jenë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Kallëzimet penale për shtetasit e mëposhtëm u dorëzuan pranë Prokurorisë së Përgjithshme;

1- Petro Doda, Kryetar Komune, Komuna Kaçinar, Qarku Lezhë

2- Ahmet Dede, Kryetar Komune, Komuna Ujmisht, Qarku Kukës

3- Pajtim Gllava, Kryetar Komune, Komuna Ruzhdije, Qarku Fier

4- Agron Demushi, Kryetar Bashkie, Bashkia Bajram Curri

5- Gezim Meshaj, Kryetar Komune, Komuna Lekbibaj, Qarku Kukës

Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionet eprore të këtyre zyrtarëve, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave përkatëse në përputhje me kërkesat e ligjit.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN