+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Bardhok Lleshi

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuarpërfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Bardhok Lleshi, me funksion prokuror. Në përfundim të verifikimeve të kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Bardhok Lleshi dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit, u kostatuan problemet si më poshtë vijon:

1. Fshehje e apartamentit me sip.135m2 në adresën Rr.”Mihal Grameno”.

2. Fshehje e shumës 9.900 € në llogari në Procredit Bank.

3. Fshehje e shumës 19.272 € në llogarinë e bashkëshortes nëProCredit Bank.

4. Burim i pajustifikuar me dokumentacion ligjor për shumën prej 25.000 €, paguar në momentin e lidhjes së kontratës së porosisë për apartamentin e banimit në Rr.”Mihal Grameno”.

5. Fshehje e pagesave të kryera në shumën totale prej 30.000 € ndaj shoqërisë “Sinani” shpk për blerjen e apartamentit dhe burim jo i ligjshëm i tyre.

6. Fshehje e shumës në total prej 24.735 €, të derdhura në llogarinë e kredisë në Emporiki Bank nga të tretët, gjatë periudhës 2008 – 2011.

7. Deklarim i rremë i të ardhurave të përfitura nga biznesi i vëllait. Në të njëjtin vit (deklaratën e vitit 2006) subjekti ka deklaruar shuma të ndryshme për të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet dhe burim i dyshimtë i tyre.

8. Fshehje e pasurisë së paluajtshme, ndërtesë në Kamëz Tiranë, e konfirmuar në ALUIZNI.

9. Mosdeklarim i fitimit të shoqërisë “Alb-Vizion Construction” shpk. në vitin 2007. (Në vitet 2009 – 2010 ka deklaruar se nuk mund të deklarojë fitimin për arësye të mosmbylljes së bilancit).

10. Deklarim i rremë në lidhje me shumën e fitimit prej 16.000.000 lekë të shoqërisë “Alb-Vizion Construction” shpk, kjo edhe për faktin se nuk është ndarë dividenti.

11. Deklarim i rremë i vlerës prej 60.000 lekë të blerjes së 60% të aksioneve të shoqërisë “Alb-Vizion Construction” shpk,  nga subjekti Bardhok Lleshi.

12. Burim i dyshimtë dhe i paidentifikuar për të ardhurat e deklaruara nga qeraja, dhe cili është objekti që jepet me qera. (Sipas deklarimit rezulton se kontratat janë lidhur me shoqërinë “Comptoir de Bordeaux”, si dhe “Oraka” shpk.

13. Transaksion me vlerë të dyshimtë për shitjen e automjetit tip Benz me targa TR 0131 K në vlerën 11.000 € (Ky automjet është deklaruar se është blerë në vitin 2004 në shumën 5.000 €).

14. Mungesë e burimit financiar për asetet e krijuara në vitin 2007, 2008, 2009 dhe 2010. Rezulton diferencë e pajustifikuar midis aseteve të krijuara në këto vite dhe burimit të krijimit të tyre.

Për sa më sipër subjekti Bardhok Lleshi ka konsumuar elementët e veprës penale të “ Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Prokurorit të Përgjithshëm për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.                           _________________________________________ 

 ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN