+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

 Kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Arjan Qafa

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuarpërfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Arjan Qafa, me funksion inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në përfundim të verifikimeve të kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Arjan Qafa, u konstatuan problemet si më poshtë vijon;

1.Fshehje e depozitës në shumën 1.000.000 lekë në Raiffesien Bank.

2.Fshehje të llogarisë rrjedhëse në shumën 2.400 Euro në Raiffeisen Bank.

3.Deklarim të rremë për dhuratat në vlerën 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar cash dhe më pas kanë shërbyer si burim për blerje apartamenti.

4.Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor financiar të vlerës prej 70.000 euro të deklaruar nga bashkëshortja si gjendje cash në deklarimin e interesave private të vitit 2008.

5.Deklarim i rremë për gjendjet cash të deklaruara nga bashkëshortja, në shumën prej 5.000.000 lekë e cila është përdorur si huadhënie duke përfituar; 900.000 lekë në vitin 2009; 900.000 lekë në vitin 2010; 1.200.000 lekë në vitin 2011,duke shtuar likujditetet cash për tre vitet në vazhdim me 3.000.000 lekë  vetëm nga interesat.

6.Lidhur me kontratën e sipërmarjes për prenotimin e apartamentit me vlerën 40.000 Euro, subjekti ka paraqitur të dhëna kontradiktore në sqarimet e bëra në ILDKPKI, dhe rrjedhimisht deklarimet e tij janë të rreme.

Për sa më sipër subjekti Arjan Qafa ka konsumuar elementët e veprës penale të “ Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. 

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN