+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Agim Isaku

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuarpërfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit  Agim Isaku, me funksion Ambasador.

Nga analiza e të gjithë dokumentacionit të administruar në ILDKPKI, lidhur me deklarimin e interesave private të subjektit Agim Isaku dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar si më poshtë:

Fshehje e transaksionit dhe burimit të krijimit të shumës për blerjen e apartamentit me sip.268m2 dhe çmim 147.000 euro, me adresë në rrugën e Elbasanit, Tiranë.

 

  • Fshehje e likuiditeteve, zotërim bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë dhe 2.000.000 lekë në       emër të subjektit dhe vajzës së tij në Bankën e Shqipërisë.
  • Fshehje e likuiditeteve, depozitë bankare në shumën prej 60.495 usd në Bankën Intesa San Paolo.
  • Fshehje e likuiditeteve, bono thesari në shumën prej 1.900.000 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.
  • Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 169.663 lekë dhe në shumën prej  2.049.087 lekë në             Bankën Intesa SanPaolo.
  • Fshehje e llogarisë së pagës në shumën prej 346.705 lekë në Bankën Intesa SanPaolo.
  • Fshehje e  depozitës në shumën prej 253.327 lekë në Bankën Tirana.
  • Fshehje e depozitës në shumën prej 9,893 usd në Bankën Tirana.
  • Fshehje e depozitës në shumën prej 7.076.420 lekë në Bankën Tirana.
  • Fshehje e llogarisë rrjedhëse në shumën prej 634.975 lekë në Bankën Tirana.
  • Fshehje e llogarisë në shumën prej 2.780 euro në Bankën Tirana.
  • Fshehje e llogarisë rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën prej 1.463.839 lekë në Bankën            Tirana.
  • Fshehje e depozitës së bashkëshortes në shumën prej 7.671.325 lekë në Bankën Tirana.
  • Fshehje e depozites në shumën prej 57.084 Euro në Union Bank.
  • Fshehje e depozitës në shumën prej 7.000.000 lekë në Bankën Credins.
  • Fshehje e depozitës në shumën prej 100.000 usd në Bankën Credins.
  • Mungesë e burimit financiar të identifikuar për blerjen e apartamentit në Tiranë, me sip.110,94 m, në    pronësi të vajzës, në vlerën prej 49.920 euro.
  • Mosdeklarim të interesave private periodike vjetore për vitin 2010.

 

Për sa më sipër, subjekti Agim Isaku ka konsumuar elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive te personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Ministrit të Jashtëm për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

_________________________________________

ZYRA PËR MARRËDHËNIET ME SHTYPIN