+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektori i Përgjithshëm, Zana Xhuka priti në takim delegacionin nivelit të lartë të Co-raporterëve të AP të KiE. 

Inspektori i Përgjithshëm Zana Xhuka priti në takim në datën 4 dhjetor 2013, në ambjentet e inspektoratit, delegacionin nivelit të lartë të Co-raporterëve të AP të KiE që ndodheshin në Tiranë në kuadër të një vizite fakt-mbledhëse :

Mr. Jonathan EVANS– Grupi Demokrat Europian (Britanik)

Mr. Bas KLEIN– Sekretar i Komisionit Monitorimit të AP të KiE-së

Në takim u diskutua në lidhje me zhvillimet në administratën publike, luftën kundër korrupsionit, si dhe përditshmërinë e punës së institucionit dhe të ardhmen e “Inspektoratit të lartë”në zbatim të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, si dhe ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.