NJOFTIM PËR SHTYP

Konferencë e Nivelit të Lartë “Mbi një strukturë efektive kundër korrupsionit”

Inspektori I Përgjithshëm Znj. Zana Xhuka mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Mbi një Strukturë efektive kundër korrupsionit”, që u mbajt më 12-13 Nëntor 2013 në Tiranë. Konferenca u organizua nga Ministri i shtetit për pushtetin vendor, në të njëjtën kohë edhe koordinator kombëtar kundër korrupsionit, mbështetur nga Komisioni Europian dhe TAIEX, Në konferencë mori pjesë kryeministri I vendit z. Edi Rama e ministra të tjerë, ambasadori i KE z. Ettore Sequi, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që janë aktivë në luftën kundër korrupsionit.

Znj. Xhuka mori pjesë aktive në panelin “Struktura institucionale në luftimin e korrupsionit në Shqipëri” duke mbajtur fjalën e rastit në të cilën u theksuan arritjet e deritanishme që lidhen me implementimin e ndryshimeve ligjore në punën e ILDKPKI por edhe duke sugjeruar ndryshime të mundshme që lidhen me mundësinë e shtrirjes së hetimit edhe përtej kufijve të Republikës së Shqipërisë.