NJOFTIM PËR SHTYP

Takim me përfaqësues të GRECO

Në datat 29 dhe 31 Tetor 2013 u mbajt në ambientet e ILDKPKI takimi me nje ekip vlerësimi prej 5 personash përfaqësues të GRECO, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit. Takimi u organizua në kuadër të Raundit të IV-t të vlerësimit që lidhet me “Parandalimin e korrupsionit në lidhje me deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët”

 Qëllimi i takimit kishte të bënte me mbledhjen e informacionit rreth punës së ILDKPKI lidhur me parandalimin dhe ndëshkimin e konfliktit të interesit në rradhët e deputetëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Disa prej çështjeve konkrete për të cilat u kërkua informacion ishin: hedhja e shortit për përzgjedhjen e deklaratave të cilat i nënshtrohen kontrollit të plotë; problemet që lidhen me strukturën e institucionit dhe kufizimet buxhetore; si është organizuar procesi i deklarimit; numri total i subjekteve deklarues, informacion i cili do të pasqyrohej në raportin vjetor të hartuar nga GRECO.