+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE: VENDIMI I INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE VITI 2013

Në përfundim të procesit të përpunimit paraprak të deklaratave të interesave private viti 2013:

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, mbështetur në ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, neni 24 ”Përpunimi paraprak: Inspektorati i Lartë bën përpunimin paraprak të deklarimeve, i cili përfshin juridiksionin, rregullsinë e plotësimit të deklaratës dhe të anekseve, dokumentet justifikuese dhe ligjshmërinë e tyre. Kur nga përpunimi paraprak vërtetohen gabime materiale ose plotësime të gabuara, Inspektorati njofton subjektin që ka paraqitur këto deklarime, i cili, brenda 15 ditëve nga marrja njoftimit, është i detyruar t’i ndreqë ato.”, në zbatim të urdhërit të Inspektorit të Përgjithshëm nr. 708, datë 12.03.2013, njofton se:

Subjekte deklarues deri më datën 31 mars 2013 janë 4670, pra 99.23% kanë përmbushur në kohë detyrimin e tyre ligjor.

I- Mos dorëzimi i deklaratës së interesave private periodik/vjetor 2012, nga 4670 subjekte deklarues në total, gjatë procesit të përpunimit paraprak rezultoi në 85 zyrtarë.

Subjektet u njoftuan në mënyrë shkresore kundrejt detyrimit të tyre ligjor për dorëzimin e deklaratës fizike në ILDKPKI. Me përfundimin e afatit të përcaktuar me ligj, 31 mars 2013 dhe të afatit të dytë në njoftimin shkresor, që datë 15 gusht 2013, rezulton se 35 subjekte nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private periodik/vjetor 2012, lista bashkangjitur.  Shkarko këtu

Bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe urdhërin e Inspektorit të Përgjithshëm nr. 708, datë 12.03.2013, njoftojmë gjobitjen me 50.000 lekë të këtyre subjekteve për mosdorëzim të deklaratës së interesave private periodik/vjetor 2012.

II – Mungesa e dokumenteve justifikuese, kërkesë e përcaktuar në ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar (datë 18.09.2012)

Gjatë procesit të përpunimit paraprak, rezulton se nga një total prej 4670 subjektesh deklarues, 615 prej tyre kishin mungesë të dokumenteve justifikuese. ILDKPKI në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, neni 24, njoftoi në mënyrë zyrtare shkresore të gjithë subjektet e mësipërme. Në përfundimin e afatit të përcaktuar, rezulton se 217 subjekte janë në pa dorëzim të dokumentave. Inspektori i Përgjthshëm, ka vendosur se për subjektet e mësipërme, sanksioni ligjor gjobitje në masën 50.000 lekë deri në 100.000 lekë kundrejt subjekteve pa dokumente justifikuese do të zbatohet në përfundim të kontrollit aritmetiko logjik, duke lënë mundësinë e dërgesës së dokumenteve gjatë këtij procesi, duke qënë se ky është viti i parë i implementimit të kërkesave të reja ligjore.