+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektorati i  Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit njofton të gjithë të interesuarit dhe mediat për shortin që do të zhvillohet datë 05 shtator 2013, ora 11.00, për përzgjedhjen e zyrtarëve deklarues të interesave private, viti 2012.

Në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjerdhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, neni 25/1, pika 2, përmes shortit përzgjidhen jo më pak se 4% e numrit të përgjithshëm të subjekteve deklarues, që do të kalojnë në kontroll të plotë.

Shorti do të zhvillohet në ambjentet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Jeni të mirëpritur.