NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektorati i  Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kujton të gjithë të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë që 31 Marsi i vitit 2013 është afati i fundit për deklarimin e interesave private periodike vjetore për vitin 2012.

Në formularin e ri të deklarimit, krahas ndryshimeve (shtesave dhe pakësimeve) të interesave private, duhen plotësuar dhe shpenzimet mbi 500.000 lekë për arredim, shërbim shëndetësor, arsimin dhe pushime, të realizuara gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2012, si dhe duhen bashkëlidhur dokumentat justifikues për pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet (sipas ndryshimeve në ligjin e deklarimit të pasurive, tetor 2012).

Formulari i ri i deklarimit të interesave private mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e ILDKP.

Ju rikujtojmë që çdo tejkalim afati në dorëzimin e formularit të deklarimit të interesave private dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.